Në Kumanovë do të dhurohen shami falas për mbulesë

621
fresco

Dita Botërore e Mbulesës është aktivitet që FRI e realizon për të disatën herë me rradhë, transmeton Gazeta Lajm.

Këtë vit, programi i këtij aktiviteti përfshin:

1. Provimin e shamive dhe dhurimin falas

2. Ligjëratë me Sumeja Peza.

3. Gara në art

4. Ilahi

5. Këndi i kreativitetit dhe i shkencës

6. Histori të femrave të suksesshme nga historia islame.

Vendi: Qendra e qytetit, Kumanovë Data: 01.02.2019 Koha: 12:30

Qëllimet e këtij aktiviteti janë:

1. Vetëdijesimi i femrave për të drejtën e shfaqjes së identitetit të tyre, gjegjësisht të drejtën e tyre për t’u mbuluar.

2. Empatizimi me femrat e mbuluara, të cilat paragjykohen.

3. Shpërfaqja e vlerave, kontributit dhe universalitetit të femrave me mbulesë në shoqërinë tonë.

4. Hapja e rrugëve të reja të kuptimit dhe pranimit të mbulesës

Comments