Në Likovë po merr formë shkolla e Kur’anit- Fisnik.Do t’a madhështojë më shumë atë vend

552

Një tempull i madh i fesë dhe i dijes po merr formë në Likovë informon Faktiditor.ch.Me këtë rast ai vend që ka nxjerrë shumë hoxhallarë të njohur do të shkëlqejë me një shkollë të Kur’anit Fisnik .Për momentin objekti është duke u kompletuar dhe kjo do t’a bëjë Likovën që njihet si një vend i kombit dhe fesë edhe më madhështorë.

Ndryshe njëri ndër imamët më të njohur që shquhet me angazhimin e tij gjithpërfshirës është Prof.Mr.Bajram Ajeti i cili është imam pothuajse 30 vite në xhamin e Epërme të Likovës dhe Ligjerues në Fakultetin Teologjik në Sanxhak, po e vazhdon edhe sot e tutje traditën për lexim përmendësh të Kur’anit.

Xhamia e Epërme e Likovës në anën tjetër është shumë e njohur dhe prej saj kanë dalë Hafiza dhe Hafize , Hoxhallarë të shumtë, që sot janë të njohur në nivel botëror ,dhe po këta Hafiza po e vazhdojnë traditën e të ndjerit Hafiz Refik Ajetit , për lexim të kuranit përmendësh dhe ka shumë aktivitete të tjera të shumta sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit.Faktiditor.ch.

Comments