Në Maqedoni ka mbi 200 mijë të pa punë, ndërsa Gruevski e prezanton vendin si “parajsë e botës”!

Në Maqedoni sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për punësim, plotë 103646 qytetarë kërkojnë në mënyrë aktive punë dhe janë të evidentuar si të pa punësuar, transmeton Zhurnal. Mirëpo 95500 qytetarë tjerë kanë deklaruar se janë të pa punë, por nuk kërkojnë që Agjencioni për punësim tju ndihmon për tju gjetur punë.
Këto të dhëna zyrtare i ka publikuar Agjencia për Punësim dhe kanë të bëjnë deri në muajin shtator. Gjatë këti viti për 12995 persona është zvogëluar numri i personave të cilët aktivisht kërkojnë punë, ndërsa është zvogëluar për 720 persona numri i atyre të cilët nuk kërkojnë aktivisht punë.
Ndryshe, ish kryeministri Gruevski vazhdimisht po prezanton investime të reja në Maqedoni për të hapur me mijëra vende të reja të punës. Por është interesante fakti se në bazë të një rangimi ndërkombëtar, Maqedonia u rradhit ndër 10 shtetet me ekonominë më të zhvilluar në botë! Për pjesën më të madhe të analistëve ekonomik, ky rangim është tragjiko-komik, për shkak se afro 500 mijë qytetarë janë larguar nga Maqedonia në 10 vitet e fundit për shkak të standartit të ulët jetësorë.