Në momentet më të bukura ndodhet Dafina Zeqiri[Foto]

Dafina duket shumë joshëse dhe e bukur Me talentin e saj në muzikë dhe stilin e veçantë, këngëtarja Dafina Zeqiri ka bërë për vete shumë adhurues dhe është edhe njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit shqiptar.
Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, ku numëron një numër të madh të ndjekësve. Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi joshëse të cilat janë realizuar nga fotografi Andi Deçani të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta. E veshur me një fustan të zi duke e zbuluar gjoksin dhe krahët e saj me tatuazhe, Dafina duket shumë tërheqëse dhe e bukur. /21Media
