Në Novi Pazar propozohen emërtimet e rrugëve “Ibrahim Rugova” dhe “Shaban Polluzha”

604
fresco

Në Novi Pazar të Serbisë janë propozuar disa emërtime të ndryshme të rrugëve.

Propozimet nënkuptonin që rrugët në atë qytet të sjellin emrat e figurave të shumta të shquara boshnjake dhe serbe, por kishte edhe individë shqiptar si Ibrahim Rugova, Adem Demaçi e Shaban Polluzha.

Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Këshilli Kombëtar Boshnjak, megjithatë ende nuk ka një vendim përfundimtar, shkruan ‘Telegraf.rs’

Me emrin e Ibrahim Rugovës është propozuar të emërohet rruga aktuale Sutjeska, me emrin e Adem Demaçit rruga në vendin e quajtur Lug, ndërsa me emrin e Shaban Polluzhës është propozuar të emërohet rruga në Hotkov.

Në arsyetimin për ndryshimin e rrugëve të Sanxhakut, thuhet se emrat aktual të rrugëve nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë identitetin e Novi Pazarit.

“Në asnjë mënyrë ato nuk pasqyrojnë atë që është Novi Pazari, dhe nuk pasqyrojnë identitetin e Novi Pazarit dhe qytetarëve të këtij vendi”.

Përvec këtyre emrave të shquar të figurave historike shqiptare, poashtu janë propozuar edhe emra sic është ai i Aqif Haxhiametoviq i njohur si Aqif Efendia, kryetar i Novi Pazarit gjatë luftës së dytë botërore./IndeksOnline/

Comments