Në Shipkovicë u gjet një sasi e madhe armësh dhe municioni, arrestohet një person [Video]

294
fresco

Sot (19.01.2023) nga zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme dhe SPB Tetovë, në rrugën “Polog”, është privuar nga liria U.M.(34) nga Shipkovica e Tetova.

Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Opel Astra” me targa regjistrimi tetovare, të cilën ai e drejtonte, iu gjet një pushkë automatike dhe 50 fishekë “Luger” të kalibrit 9 mm. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Tetovës, u gjeten 237 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e madhe municionesh të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë “Crvena Zastava” 7.62 mm me kornizë,në shtëpinë e tij u gjet pistoletë “Glock 17”. Kornizë me fishekë 9 mm, pistoletë me gaz, një pushkë gjysmë automatike Khan Arms me 5 gëzhoja.

SPB Tetovë gjatë ditës së nesërme do të paraqesë kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal në prokurorinë publike themelore në Tetovë. /Faktiditor.ch/

Comments