Në Strugë shënohen dy rekorde të reja botërore (FOTO)

330

 


Në Strugë shënohen dy rekorde të reja botërore (FOTO)

Prof. Agim Agushi, rekordmeni botëror dhe i Guinnisit, theu edhe dy rekorde botërore duke goditur topin me kokë në rërë.

Ashtu siç ishte planifikuar, nën patronatin e kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, prof. Agim Agushi, shoqëruar me një grup të nxënësve të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia, në plazhin e qytetit në Strugë, theu edhe dy rekorde botërore në rërë, brënda një dite.

Rekordi i parë ishte në disciplinën 400 metra duke goditur topin me kokë-duke zhongluar- duke arritur kohën 2 minuta e 56 sekonda (00:02:56), ndërsa rekordi i dytë ishte ai në 1.000 metra duke goditur topin me kokë në rërë-duke zhongluar dhe arriti kohën 8 minuta, 26 sekonda e 78 të qintat (00:08:26:78)

“Ishte kjo dëshira ime e kahmotshme që u realizua sot në Strugë, që edhe këtë qytet të bukur turistik ta përfshi në hartën e qyteteve në brigje të detit ose liqejve, siç janë Shkodra, Ulqini, Durrësi, që në një mënyrë të bëhet edhe afirmim më i madh turistik. Kjo ide u bë realitet falë mbështetjes por edhe pranisë në këtë aktivitet sportive spektakolar të  kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sele të cilin përfitoj nga rasti edhe ta përshëndes përzemërsisht për mundësinë dhe kënaqësinë që na i dha”-deklaroi sapo përfundoi vrapimin në arritjen e rekordit të dytë në 1.000 metra, prof. Agim Agushi dhe shtoi:

“Tani, kur u njoha me hollësisht për idenë e një rekordi të veçantë botëror, jam edhe më i vendosur për arritjen e rekordit tjetër botëror e ky është zhonglimi me top nga Struga deri në Pogradec me anije, në një gjatësi prej 30 km, në kohëzgjatje 2 deri në 3 orë pa ndërprerje. Poashtu, edhe sfida tjetër e një rekordi tjetër botëror më “buzëqeshë” posikur sfida Strugë-Pogradec, e ajo është ngjitja dhe zbritja shkallëve në ndërtesën më të lartë në botë, në Dubai, që është e lartë 202 kat”-përfundoi prof. Agim Agushi, i rrethuar nga autoritetet e komunës, nxënësit që e shoqëronin dhe kalimtar të rastit në plazhin e Strugës.14501958_10210807229440798_1844170669_n

Ndërkaq, Ziadin Sela, kryetar i komunës së Strugës, i entuziazmuar për këto arritje të prof. Agim Agushit, shprehu kënaqësinë që Strugë u bë një nga ato qytete e komuna që u regjistruan në hartën e rekordeve të prof. Agim Agushit dhe ndër tjera tha: “Ishte një kënaqësi dhe një privilegj që Struga u bë nikoqire e këtij evenimenti sportive të rekordeve botërore në këto dy disciplina, në 400 dhe 1.000 metra. Shpresoj se do të jemi pjesë e një rekordi të ri botëror, që siç e vlerësojmë bashkëfrisht, të sfidës së radhës për ta kaluar shtegun nga Struga deri në Pogradec me anijë. Uroj prof. Agim Agushin edhe për suksese të reja, duke faleimdenruar njëkohësisht për mënyrën e veçantë të afirmimit të qytetit tonë turistik”-përfundoi Ziadin Sela, i cili më pas u ndal për një koktej rasti për nderë të rekordeve të rekordmenit dhe mysafirëve nga komuna e Vitisë. (INA)

Comments