Në Strugë u hodh gurthemeli edhe për një shkollë të re!

327
fresco

 


Në Strugë u hodh gurthemeli edhe për një shkollë të re!

Sot u hodh gurthemeli i objektit të ri shkollor “Vëllezërit Milladinovci” në qytetin e Strugës.Në prani të nxënësve, mësuesve dhe administratës si dhe delegacioneve nga Komuna e Strugës dhe Komuna e Byjykçekmexhesë ( Stamboll) u përurua zyrtarisht fillimi i punimeve. Fjalimin hyrës e mbajti drejtori i shkollës, z. Shkëlqim Aliu me ç’rast falenderoi donatorin, përkatësisht Kryetarin e Komunës së Byjykçekmexhesë z. Hasan Hakgun dhe Kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela. Fjalimjn e radhës e mbajti kryetari Ziadin Sela ku shpreh mjaft entuziast për arritjen e madhe mes dy komunave simotra. Ai falenderoi homologun turk, z. Hasan Akgun për donacionin si dhe struganin z. Kemal Akar si urën lidhëse mes komunave.

15178332_1150672668356209_8268763226509643169_n15193538_1150672641689545_1869050371173407923_nNga ana tjetër kryetari i Komunës së Byjykçekmexhesë, Hasan Akgun në fund të fjalimit përshëndetës u shpreh: ” Ne nuk do të ndërpresim bashkëpunimet tona. Kurse të gjithë i ftoj që të mbështesin Ziadin Selën në zgjedhjet e ardshme  . Ndërkohë, liderët kanë hedhur nga një lopatë beton si simbol për nisjen e punimeve. Shkolla ka 13 klasa dhe hapësira të tjera për administratën. Me këtë investim pritet të mbyllet problemi dhjetëra vjeçar ku shumë nxënës mësonin në kushte tepër të vështira në objektin e shkollës së vjetër.
Comments