“Në telefonin e pilotit italian u gjetën numrat e zyrtarëve të lartë”
Në telefonin e pilotit italian u gjetën numrat e zyrtarëve të lartë. Kështu shkruan sot ish-kryeministi Sali Berisha, teksa zbardh detaje se si ishte njoftuar për rrëzimin e këtij avioni deputeti Flamur Noka dhe kush e njoftoi atë.
“Në telefonin e tij, si rastesisht, sipas nje burimi policor janë gjetur numra zyrtarësh të lartë e shumë të lartë kanabist të qeverisë”- shkruan Berisha, transmeton Opinion.
Statusi i Berishës në facebook
Piloti trafikant dhe aerodromi “Saje qorri” nxjerrin cullak Edvinin dhe Tahirin! Porositesit e droges jane njerezit e tyre Te dashur miq, Rama dhe Tahiri fshehen per mbi 5 ore ngecjen e avionit te droges ne Ishem dhe aerodromin e ri te trafikut te droges, te cilin qytetaret dixhital e kane pagezuar si aerodromi “Saje Qorri”.
Ata besonin se mund te fusnin ne thes jo vetem aeroplanin por dhe aerodromin dhe se do ta kalonin pa u marre vesh nga media dhe publiku! Mirepo avionin dhe aerodromin nuk ka thes qe i nxe, madje as thaset virtual te Nastradinit! Oficere te ndershem nga komisariati i Durresit njoftuan ish ministrin e brendshem Flamur Noka, dhe ai, nga parlamenti informoi shqiptaret per ngjarjen! Pas ketij denoncimi Rama dhe Tahiri ne parlament sikur te ishin avoketer te Guido Guidit deklaronin ne menyre te perseritur se piloti ishte nisur nga Bari per ne Itali te Veriut dhe se ai thjesht kishte ngaterruar rrugen. Burime nga policia njoftojne se nje deklarate te tille nuk e kishte kishte bere asnjehere piloti trafikant Guido Guidi. Por kjo ishte deklarata qe atij do ti Imponohej per te bere ne prokurori, ne menyre qe ai te fshihte te verteten dhe te kthehej ne Itali si nje turist qe thjesht ngaterroi rrugen.
Mirepo Guido, para fytyres se Rames dhe Tahirit zgjodhi interesin e tij. Refuzoi te beje ne hetuesi deklaraten qe Rama dhe Tahiri bene ne parlament, pasi e dinte se fshehja e krimit rendonte ndeshkimin e tij dhe se narko – aeroporti dhe narko – avioni nuk mund te fshiheshin, ndaj dhe pranoi misionin e tij kriminal duke nxjerre keshtu cullak avoketerit e tij me pushtet ministri dhe kryeministri dhe premtoi bashkepunim te plote me drejtesine. Ne telefonin e tij, si rastesisht, sipas nje burimi policor jane gjetur numra zyrtaresh te larte e shume te larte kanabist te qeverise! Sb