Negociatat, KE: Data varet nga vetë Shqipëria

259
fresco
 Çelja e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian varet nga vendimi i vendeve anëtare të Unionit dhe më e rëndësishmja mbetet procesi i vettingut…

Kështu tha drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson, gjatë një konference shtypi me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

I pyetur nga gazetarët nëse ka një datë se kur mund të çelen negociatat, Danielsson u përgjigj se:“Siç është gjithnjë rasti me procesin e zgjerimit do të jenë pikërisht përpjekjet e Shqipërisë, meritat që do të ketë vetë Shqipëria që do të përcaktojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshme që do të hidhen në lidhje me Shqipërinë. Besoj që e mbani mend që rekomandimi pozitiv që ka dhënë Komisioni Europian, e ka bërë në mënyrë të qartë që kjo do të jetë në varësi të zbatimin të besueshëm dhe të mirë të Reformës në Drejtësi në përgjithësi, e në veçanti të ligjit për vetingun”.
Për ministren  e Integrimit, Klajda Gjosha, data nuk është më e rëndësishmja se presioni për të nisur procesin e vettingut, procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Data në vetvete nuk është e rëndësishme. Ajo datë që është e rëndësishme është presioni që të gjithë ne mund të bëjmë për të nisur sa më parë procesin e vettingut. Kjo do të jetë dhe data kur Shqipërisë do t’i jepet mundësia për të vazhduar me bisedimet për anëtarësim”,– u shpreh Gjosha.
Në muajin dhjetor priten edhe gjykimet nga KE për hapjen e negociatave.
Comments