QMBI merr autorizimin nga KShZ, do të jetë vëzhguese në zgjedhjet e dhjetorit

128
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional do të vëzhgojë procesin zgjedhor në vend, pasi tashmë ka siguruar autorizimin e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për ndjekjen e procesit zgjedhor.
KShZ vendosi që QMBI i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara me ligj për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
Mbikëqyrja e procesit zgjedhor do të realizohet përmes përcaktimit të aktivistëve apo anëtarëve të QMBI-së në një numër të konsiderueshëm të vendvotimeve në disa komisione komunale, si dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Nga QMBI thonë se do të luajnë rol të rëndësishëm dhe konstruktiv bashkë me të gjitha subjektet tjera pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor në përcjelljen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Comments