Nën masa të rrepta sigurie, Kurti viziton komunën e Leposaviqit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është parë sot të ketë vizituar komunën e Leposaviqit.
Pamjet janë siguruar nga mediumi “Kosovo Online”, ku shihet Kurti duke dalë nga ndërtesa e komunës së Leposaviqit.
Ndërsa bashkë me Kurtin, është parë edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Arsyeja e kësaj vizite nuk dihet.

