Nën ritmin e ariut rus!

137
fresco

Prej kohësh despoti ynë i vockël Micko, ka zgjedhur kampin e tij politik duke e orientuar “državën” drejt lindjes nën ritmin e valles ruse “Kamarinskaya”, me dirigjent ariun rus Carin e Kremlinit Putin.

Kështu, despoti ynë i vocgël Micko, çdo ditë e më shumë po e largon me të gjitha mjetet “Severnën” nga orientimi perëndimor drejt lindjes despotike, ku vetëm “shfalerkat” e tij nga VREDI vazhdojnë të na tregojnë rrëfenja për “ndryshimin” që ka ndodhur në të gjitha fushat, në mbarë vendin në me ardhjen e tyre në qeverinë e koalicionit.

Shmangia e nismës së ndryshimeve kushtetuese si kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në, flet qartë për orientimin lindor të kësaj qeveri despotike duke na përralisur me sajesa për garanci që duhet të jap Bullgaria pas futjes së bullgarëve në preambulën e kushtetutës se nuk do të kenë kushte të reja për rrugëtimin drejt BE-së.

Në fakt, despoti i vockël Micko e ka bërë zgjidhjen e tij dhe nuk e do rrugën europiane, pasi ai lëviz nën ritmin e ariut rus të Kremlinit, duke luajtur vallen “Kamarinskaya” që e shpie drejt lindjes dhe Moskës, si qendër e planifikimit gjeostrategjikt të shtrirjes së hegjemonisë dhe të pansllavizmit në Ballkan.

Në mes të kësaj valle te rrezikshme janë kyçur edhe skofiarët vredistë, të cilët për një çik pushtet bëjnë “amin” për çdo veprim të despotit të tyre jo vetëm nepër konferenca për shtyp por edhe në qëndrimet e qeverisë, se perderisa ai është kryeministër nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nen diktat të jashtëm.

Prandaj, gjithsecili me arsye dhe logjikë te shendoshë e kupton se edhe pas një vit e gjysmë të qeverisjes së keqe të kryekomitit me “shfalerkat” e tij nga VREDI në bordelon qeveritare, nuk erdhi ndryshimi as ndryshimet kushtetuese, ku në vend të rrugës së eurointegrimeve despoti i vockël Micko zgjodhi rrugën e qoftëlargut!

Medai Shaholli

Comments