Nëna e kishte raportuar si të humbur vajzën e saj 13-vjeçare, sot ajo është gjetur tek shtëpia e 33-vjeçarit nga Xhepçishti
Më 18.07.2025 në orën 05.30 në fshatin Xhepçisht të Tetovës, punonjës të policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (33) nga fshati Xhepçisht. Tek ai është gjetur vajza 13-vjeçare nga një fshat i Tetovës, për të cilën më parë nëna e saj 44-vjeçare kishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe është përfshirë edhe shërbimi i Qendrës për Punë Sociale Tetovë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet një kallëzim përkatës sipas nenit 190-a të Kodit Penal.