Nëna i heq fëmijën priftit rus nga duart, për pak e pësoi me jetë në ditën e pagëzimit [Video]

1,394
fresco

Një prift ortodoks rus është “kryqëzuar” nga kritikat e përdoruesve të rrjeteve sociale, pas publikimit të një videoje barbare të pagëzimit të një foshnjeje.

Photios, prift në kishën e qytetit Gatchina, 40 kilometra larg qytetit të Shën Petërsburgut, Rusi, ia rrezikoi jetën një foshnjeje nëpërmjet mënyrës barbare të pagëzimit, transmeton lajmi.net.

Prifti, mori foshnjën 1-vjeçare për ta pagëzuar në legen me ujë të bekuar. Në bazë të traditës ortodokse ruse, fëmija duhet të zhytet në ujë të shenjtë tri herë, në mënyrë që të pagëzohet.

Me të filluar pagëzimi, foshnja fillojë të qajë vazhdimisht. Pavarësisht lotëve, prijësi fetar vijon me ritualin fetar në mënyrë mizore. Photios e ka cilësuar një gjë të tillë si diçka normale.

“Qe 26 vite kam bërë pagëzimin në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

Ndiqeni videon e ritit religjioz ortodoks më poshtë. /Lajmi.net/

Comments