Xhelozia është një ndjenjë që lidhet në mënyrë të pandashme me ankthin dhe zemërimin. Kur dikush bëhet xheloz, ka frikën se partneri i tij do ta braktisë dhe ndjen një kërcënim të përhershëm.
Ky kërcënim nxit xhelozinë si një strategji përballimi, që jep iluzionin se në këtë mënyrë do të shmangë surpriza të pakëndshme.
Xhelozia drejton dikë të përqendrohet vetëm tek pjesa “negative”, pavarësisht nëse ajo pjesë është një mendim apo një gjendje reale.
Sjellja e partnerit përkthehet gjithmonë si humbje e interesit (edhe nëse kjo nuk është e vërtetë) dhe çon në përfundime arbitrare, të tilla si “partneri është i mërzitur ose i dashuruar me një tjetër”.
Kështu, personi që xhelozon, përjeton dhimbje, tradhti, frikë dhe pasiguri, të cilat zakonisht rezultojnë në ide të ngulitura, edhe në sjellje të dhunshme.
Ja disa hapa se si ta përballoni xhelozinë?
Prano mendimet dhe ndjenjat e xhelozisë!
Kur e kupton se ndihesh xheloz/e, merr frymë thellë dhe vëzhgo mendimet dhe ndjenjat e tua. Do të zbulosh se këto ndryshojnë nga realiteti.
Mos u përkul para mendimeve dhe ndjenjave të xhelozisë!
Prano që përjeton ndjenjën e xhelozisë, por përpiqu të mos lejosh që ajo të ndikojë sjelljen tënde. Zemërimi dhe ankthi që shkakton nuk janë definitivisht këshilltarë të mirë!
Mos fillo t’i kontrollosh celularin!
Apo të mos besosh absolutisht asgjë nga ato që thotë partneri. Vendoseni veten në pozicionin e partnerit/res dhe pyete veten nëse ti do “të mbytesh” duke jetuar me një njeri që dëshiron të kontrollojë çdo lëvizje tuajën dhe vazhdimisht mos besoni atë që thoni.
Pasiguria është pjesë e çdo marrëdhënieje!
Individi i cili xhelozon vazhdimisht, kërkon sigurinë që ai mund të kontrollojë marrëdhënien. Por kjo siguri është thjesht një iluzion, pasi vetë jeta e përditshme vazhdimisht na konfirmon se ekzistojnë shumë kufizime në kontrollin e situatave, dhe si konkluzion nuk mund të jemi kurrë plotësisht të sigurt.
Kontrollo bindjet dhe pritshmëritë e tua për marrëdhënien!
Ekzistojnë disa besime joreale që mund të çojnë në shfaqjen e xhelozisë.
Të tilla mund të jenë: “marrëdhëniet e kaluara të partnerit kërcënojnë marrëdhënien aktuale”, “në qoftë se largohem nga partneri, ai do të më ndjekë nga pas”, “përderisa më kanë tradhtuar në marrëdhënien time të mëparshme, do të më tradhtojnë edhe në këtë”, “Babi na braktisi kështu që të gjithë burrat do të bëjnë të njëjtën gjë “,”Kështu si jam unë, pse duhet të jetë dikush me mua? ”
Nëse xhelozia tuaj bazohet në ndonjërën prej këtyre frazave, është mirë të përpiqesh të vlerësosh se sa është realiste apo jo. Kjo mund të bëhet duke regjistruar dëshmi që i konfirmon ato dhe ato që i hedhin poshtë ato.
Përdor aftësitë e komunikimit për të përmirësuar marrëdhënien tënde!
Një marrëdhënie fiton baza më të forta dhe ofron siguri më të madhe për të dy partnerët, kur ka reciprocitet, shpërblimin të pikave pozitive, respekt, humbje të humorit kritik, ndarje të përgjegjësive dhe aktivitetet të përbashkëta të kënaqshme. Sjellje të tilla kanë rezultate shumë më të mira se xhelozia!
Një dozë e vogël e xhelozisë është lajkatare kur nuk shkon përtej kufijve të normales. Lufto për atë që do, por deri në njëfarë pike. Të dish që nuk ka kuptim të mbash dikë me zor në krah ose t’i lutesh atij vazhdimisht që të të dashurojë.
Ne të gjithë e dimë se nëse dikush dëshiron të të tradhtojë ose të të lërë, do të gjejë një mënyrë që ta bëjë dhe pa lejen tënde. Përkundrazi, sjellja shtypëse, e mërzitshme, dhe grindjet e shpeshta mund të shkatërrojnë, në kohë minimale, edhe dashurinë më të madhe.
Për ta përmbyllur, në vend që të rrish duke “e kontrolluar atë” bëj diçka më të mirë. Lëre mënjanë xhelozinë dhe shijo atë që je duke përjetuar. Nëse marrëdhënia të bën të lumtur, mos bëj gjithçka për ta humbur atë.
Nëse të bën të pakënaqur, dhe të pasigurt, pse pret të gjesh fillimisht “një mesazh në celular” për t’i dhënë fund?!