Nesër dalin para gjykatës Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Murselit

244
fresco

Për nesër në ora 09:30 është caktuar seanca fillestare ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëvë të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në këtë seancë pritet që të vendoset për kërkesën e Prokurorisë.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë arrestuar mbrëmë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se kishte porositur vrasjen, që ishte ekzekutuar nga Plava për 30 mijë euro. Raportohet se të dy e kanë pranuar fajësinë para hetuesve. Ndërkohë, i arrestuari i tretë, është Kushtrim Kokalla.

Tre persona janë arrestuar mbrëmë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë këtu edhe bashkeshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se kishte porositur vrasjen, transmeton lajmi.net.

Gazeta Express merr vesh se Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që ta vrasë gruan. Raportohet se 15 mijë ia kishte dhënë para krimit të rëndë, e 15 mijë të tjera pas vrasjes.

Zyrtarisht ende s’ëhtë konfirmuar, mirëpo raportimet në media janë se Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjecares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen dhe se edhe Murseli e ka pranuar këtë para hetuesve.

Comments