Nesër pritet shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra mbi 60 km/orë
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, nesër pasdite, gjatë natës dhe të hënën në mëngjes moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Gjatë natës priten procese më intensive në formën e stuhive me shira më të bollshëm (mbi 20 l/m²) dhe erëra të forta, veçanërisht në pjesët lindore të vendit. Të hënën, gjatë ditës do të fryjë erë e fortë veriore (lokalisht mbi 60 km/orë), raportoi 4NEWS.mk, transmeton faktiditor.mk
Nga e marta moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.
Në Shkup, nesër pasdite, dhe veçanërisht gjatë natës do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në pjesë të luginës proceset do të jenë në formën e stuhive afatshkurtra./Faktiditor.mk/