Netanyahu falënderon të gjitha shtetet që kanë mbështetur Izraelin, mungon Kosova por jo Shqipëria
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë mbështetur Izraelin në trazirat që po i ka me Hamasin.
Në listën e shteteve që ka falënderuar është Shqipëria, por mungon Kosova, transmeton Indeksonline.
Deri më tani kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani ende nuk kanë dal me ndonjë qëndrim rreth konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.
Flamuri i Shqipërisë është vendosur menjëherë pas atij të ShBA-ve ./Indeksonline/

