New York: Rruga do të marrë emrin e Isa Boletinit, familja nuk ftohet në përurim

53
fresco

Një ngjarje e madhe do të shënohet në fund të nëntorit në New York (State Islands) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atje një rrugë do të emërtohet me emrin e heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Por, duket se pasardhësve të tij iu ka ngelur hatri, për shkak se ata nuk janë ftuar në përurimin e kësaj rruge.

Lidhur me këtë, drejtpërdrejtë në Klan Kosova ka folur familjari i heroit Gazmendi. Ai dha më shumë detaje në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.

Sipas tij, organizatori nuk ishte dhe aq komunikativ dhe nuk ndante informacione me familjen.

Comments