Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

320

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Feta Fetai është dalluar që në moshë të vogël. Edhe pse me një trup të vogël, shqiptari nga Dizhoni i Çairit – Shkupsot në një objekt admirimi dhe vëmendjeje në Kroaci. Feta Fetai, mesfushori 18-vjeçar, pasi shkëlqeu në futbollin e moshave të Maqedonisë së Veriut, u bashkua me skuadrën e Lokomotiv Zagreb, , në Ligën e Parë kroate, ku gjithashtu arriti të shkëlqejë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

Comments