Nga Neymar te dështimi i merkatos i Barcelonës

403
fresco

Faktiditor.ch-sport

Neymar prishi ekuilibrat te Barcelona por edhe ato të tregut të çmendur të një shitjeje stratosferike në një kohë ku shumë vende në botë vuajnë urie.Por ky është futbolli i sotëm, nuk njeh limite.Barcelona humbi një lojtar klasi por ai nuk është se la shumë gjurmë të blaugranat sepse ai qe gjithnjë hija e Messit transmeton Faktiditor.ch.Ndoshta në PSG mund të shpërfaqë tjera magji, por ai zgjodhi mbi të gjitha një kampionat jo aq të madh për kapacitetet që ka braziliani.

Në fakt që nga ardhja e Neymar nga Santos klubi katalanas nuk qe i rehatshëm me lumenj akuzash mbi blerjen e yllit brazilian.Por ajo mbetet e kaluara e klubit ndërsa shënjestra mbetet presidenti i Barcelonës që dështoi të sjellë Coutinho dhe bleu shumë para një Dembele akoma i padëshmuar në arenat e mëdha të futbollit.Mbi të është e ardhmja por në klube të mëdha shumë lojtarë “treten”.Tjetra për Dembele do t’i mbetet kohës për të parë a do mbulojë zbrazëtirat që la Neymar .Por Barcelona nuk vuan vetëm për një sulmues.Ajo ka boshllëqet e pafundme në mbrojtje.Pique nuk është në formë dhe nuk i dihet a vjen më ndonjëherë në ato ritme.Iniesta po plaket dhe nivelet e larta , ritmet që kërkon futbolli modern nuk dihet a mund ta përballojnë vitet e tij.Aq më tepër kur Barcelona më herët nisi të vuante mungesën e Xavit dhe tani s’ka mbetur edhe shumë kohë për t’a vuajtur edhe atë të Iniestës gjenial.

Presidenti dështoi me blerjet sepse largoi një lojtar si Neymar që ishte përshtatur me lojën e vështirë të Barcelonës dhe merr një lojtarë që mund të jetë superylli por edhe të ndodhë e kundërta sic ka ndodhur rëndom në futboll.
Neymar iku me zbrazëtirat dhe vuajtjet që janë shfaqur te ish klubi i tij që po bie nga lavdia dhe magjia e viteve të fundit.Të paktën dy ndeshjet e para të La Ligas janë shpresëdhënëse, por janë vetëm dy fitore pa klas, janë vetëm pikët dhe jo tjetër gjë që kishte Barcelona më parë.Messi ka mbi supe një Barcelonë që vuan dhe tani ai do duhet të tregojë se akoma mund të mbajë mbi supe një klub të madh që e bëri po aq të madh atë.Barcelona dështoi në blerjet e verës të paktën deri këto caste kur rëndojnë dyshime nëse Paulinho, Dembele dhe Semedo do mund të përshtaten, në të kundërtën një sezon i madh mund të jetë sërish me blaugranat që midis tjerash kanë ndryshuar edhe filozofinë e lojës me Valverden në krye.

Comments