NGA NJËRI KRAH NË TJETRIN!

525
fresco

Ndryshimi i filozofisë politike të Ali Ahmetit në veprimtarinë e tij 40 vjeçare në politikë, ku ai ka lëvizur nga njëri krah në tjetrin ka ndodhur jo për shkak të krizës brenda së majtës në fund të viteve 80 dhe udhëkryqit ku ndodhej e majta, por për interesa të ngushta dhe për papjekuri bindjesh ka shkelur parimet e mëparshme “majtiste” duke kaluar nga e ”djathta borgjeze”.

Ish majtisti i LPK -së ,duket sheshit sot se nuk ishte futur për ta ndihmuar çështjen kombëtare por me një qëllim të caktuar; të marrjen së “kalasë shqiptare” të Iliridës nga brenda.

Padronët e Ali kapedanit arritën ta realizojnë me sukses planin e tyre për ta katapultuar në Reçicën e vogël si komandant çlirimtar.

Ata ia dolën ta realizojnë planin antishqiptar të mbajtjes peng të çështjes shqiptare në Iliridë, ku përmes Ali Qametit dhe bashkëpunëtorëve të partisë së tij të shpifur DUI.

Ky është Ali Qameti ,që ka shkaktuar qamet në këto troje shqiptare aq sa nuk mundi as terrori sllav për gjysëm shekulli.

Veprimtari “majtist” i dikurshëm sot ka hequr dorë nga parime dhe qëndrime të më parshme për një filozofi të re…. për interesa personale, grupore, klanore ….për para… Abaz Gjuka, bëhet krah i djathtë i gjarprit Zajko, ku vetëm disa muaj më parë ishte në krahët e Car Nikollës, jarani e cila funksiononte shumë mirë derisa erdhi urdhëri nga përtej oqeanit që të prishet jarania aktuale dhe të lidhet me SDSM-në!

Kështu, nga një krah në tjetrin, ashtu siç fryn era edhe Aliu i DUI-it , sikurse “Feriti” i Nolit faqen e ndërron.

Bindjet ideologjike të gjithë liderëve politikë të shqiptarëve të Iliridës si dhe të Ali Qametit, janë paraja dhe pushteti, koha në këto tri dekada të demokraqisë sllave mbi shqiptarët dëshmoi se ata thjeshtë nuk kanë ideal!
Për para Ali Pasha edhe për pushtet, ti si “revolucionar” i djeshëm me ”grushtin e tradhtuar”, i bëre realitet.

Ja pra kush na ka përfaqësuar për vite të tëra në arenën e politikës përballë sllavo-maqedonasve!
Një sharlatan spekulant që ia ka arritur t’ia hedh një populli për një kohë si shpëtimtar, që në fakt nuk është gjë tjetër veç një qelbësirë dhe kompromisaxhi që ka vënë në ankand publik interesat e popullit të tij.

Koha dhe qëndrimi i tij prej mjerani në qeveritë e koalicioneve duke tradhtuar kauzën kombëtare janë dëshmia më e qartë e zhgënjimit të shqiptarëve nga ky tregtar i flamujve dhe i patriotizmit fals të ekonomisë së tregut.

Medai Shaholli

Comments