“Nga partneritet në presion politik, Mickovski harron se shqiptarët janë shtyllë e qeverisjes”

93
fresco

Zotri Mickovski, shqiptarët ju mbajnë në qeveri,
pa pjesëmarrje shqiptare nuk ka qeveri!

“Kemi hatërmbetje”, tha dje gjatë fjalimit kryeministri Hristijan Mickovski.
“Ne u bëmë kurban,” shtoi ai, “nuk ishte lehtë t’i shikoj në sy bashkpartiakët e mi; sakrifikuam dhe nuk kërkuam asgjë në këmbim, prandaj nuk do ua harrojmë.”

Ai theksoi se partia e tij është viktimizuar politikisht, duke përmendur se i ka votuar partnerët shqiptarë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair dhe Dibër, por se “nuk ka marrë respektin e merituar.”

Zotri Mickovski, është pak herët për t’u ndjerë i viktimizuar. Mos harroni sa herë shqiptarët kanë votuar për presidentë maqedonas dhe sa vite janë duke pritur që ju të zgjidhni problemet me shtetet fqinje!

Në thelb, kjo deklaratë përmban një kanosje të drejtpërdrejtë ndaj partnerëve të koalicionit nga VLEN, duke i paralajmëruar që të mos anojnë nga çështje kombëtare, sepse sipas tij “ato i takojnë të kaluarës.”

Ky është një mesazh tipik paternalist, që tregon se bashkëqeverisja e Mickovskit me shqiptarët është më shumë taktike sesa parimore.

Këtë e kuptoi me kohë kryetari i ASH-së, Arben Taravari.Nëse në një moment edhe VLEN-i e vëren se vazhdon mungesa e respektit dhe barazisë në qeverisje, atëherë duhet të reagojë, sepse janë në shtetin e vet!

Comments