Ngrihet flamuri amerikan në oborrin e një xhamie në Prishtinë

61

Në një akt simbolik të mirënjohjes dhe miqësisë së vazhdueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit amerikan në oborrin e xhamisë “prof. sr. Bedri Kamberi” në Lagjen e Spitalit, Prishtinë.

Ceremonia u organizua në nderim të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, një datë që historikisht përkujtohet edhe në Kosovë si shenjë respekti për rolin kyç të Amerikës në lirinë dhe shtetformimin e vendit tonë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin qytetarë, përfaqësues të komunitetit lokal, imamë, si dhe personalitete të ndryshme nga jeta publike, të cilët përshëndetën aktin e ngritjes së flamurit si simbol i respektit dhe dashurisë për SHBA-në.

“Populli i Kosovës kurrë nuk e harron miqësinë e popullit amerikan. Sot, në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, ne e ngrisim këtë flamur me nderim të thellë dhe falënderim të përjetshëm”, u tha ndër të tjera në fjalimet përshëndetëse nga imami Labinot Maliqi/Indeksonline

Comments