NIKOLIQ: EVROPA I ÇOI EMIGRANTËT KAH MAQEDONIA DHE SERBIA

99

Moebel THEMA

Bashkimi Evropian vetë e ka krijuar rutën e emigrantëve përmes Maqedonisë dhe Serbisë, të cilët janë jasht BE-së, kurse me lehtësi kishte mundësi t’i kthejë emigrantët të kalojnë drejt vendeve anëtare si Bullgaria dhe Greqia, kështu është shprehur kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq në intervistën për televizionin ‘Russia Today’.

Serbia tani ka resurse të mjaftueshme, durim dhe mirëkuptim, që t’i pranojë të gjithë emigrantët që hyjnë në vend, tha Nikoliq.

Nikoliq tha se Serbia nuk është kundër hapjes së kufirit, por do të ishte e ‘çuditshme’, nëse Austria, Gjermania dhe vendet tjera ndalojnë të mos pranojnë emigrantë.

Comments