Nikovski: Realizimi i platformës së shqiptarëve do të jetë fundi i Maqedonisë

164
fresco
sdf23.jpg

Platforma e partive polituike shqiptare është një pamlet anti-kushtetues realizimi i së cilës do të jetë fundi i shtetit maqedonas – shprehet ish-ambasadori Nikovski, përcjell Zhurnal.

“Për realizimin e disa pikave të platformës do të duhet edhe ndryshimi i kushtetutës, siç janë zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet dhe në të gjithë territorin, ndryshimi i hymnës, stemës dhe flamurit.”- thotë Nikovski i cili paralajmëron LSDM-në se do të ballafaqohet me revoltë popullore nëse pranon kërkesat e shqiptarëve.

Dje, akademiku Maxhunkov paraqiti qëndrime të ngjajshme kundër platformës duke thëne se Maqedonia nuk ka kapacitet të implementojë dygjuhësi, dhe se një aventurë e tillë e rrezikshme do të përfundojë me shkatërrimin e shtetit.

Comments