Nis samiti i G20-ës në Hamburg

416
fresco

midle

Ka nisur në Hamburg samiti i G20-ës mes protestave dhe temave të rëndësishme për tu diskutuar. Ndërsa vëmendja më e madhe është për takimin e parë mes presidentit amerikan Tramp dhe atij rus Vladimir Putin.

Në Hamburg ka nisur samiti ndërkombëtar i G20-ës ku tema kryesore janë ndryshimet klimaterike, emigracioni, Korea e Veriut dhe Tregtia. Një ditë më parë presidenti amerikan Donald Tramp u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka biseduar kryesisht për politikën e jashtme dhe sigurinë. Por vëmendja më e madhe në ditën e parë të samitit dy ditor është përtakimin e parë mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Vladimir Putin.
Kryeministri italian Paolo Xhentiloni u shpreh se mund të ketë këndvështrine të ndryshme gjeopolitike mes palëve por të gjithë duhet të jenë të bashkuar kundër terrorizmit.
‘Rusia është kundër proteksionizmit që po rritet në botë. Tregtia e paligjshme dhe kushtëzimet financiare me origjinë të qartë politike synojnë në fakt që të eliminojnë konkurrentët, duke sjellë reduktimin e lidhjeve tregtare dhe provokojnë humbjen e besimit mes protagonistëve të bashkëpunimit ekonomik,” deklaroi i prerë kreu i Kremlinit Vladimir PUtin
Ndërsa në një mesazh në profilin e tij në Tuiter presidenti amerikan Donald Tramp është shprehur entuziast për takimet me liderët botërorë, përfshirë atë me Vladimir Putin. Kemi shumë për të diskutuar shkruan Tramp duke theksuar se do të përvaqësojë mirë vendin e tij dhe do të luftojë për interesat e vendit. Mediat e lajmeve të rrema nuk do të mbulojnë me saktësi qëndrimin tim këtu por nuk më intereson pasi do e bëjmë Ameikën e Madhe sërish, përfundon Tramp.
Edhe Papa Francesku ka bërë apelin e tij në një mesazh për samitin e G20-ës duke shkruar se në zemrat dhe mendjet e liderëve duhet të jetë prioritet absolut situata e të varfërve, refugjatëve, të pastrehëve dh etë përjashtuarve pa asnjë dallim kombi, race, besimi apo kulture. Gjithashtu Papa Francesku kërkoi që tu jepet fund konflikteve armatosura.

Comments