Nis vaksinimi në burgun e Fierit, mbi 700 persona do të marrin Sputnik e Pfizer

557
fresco

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi në burgun e Fierit. Mësohet se 42 persona me sëmundje shoqëruese marrin sot dozën e parë të Sputnik V dhe Pfizer.

Procesi do të vazhdojë deri në vaksinimin e të gjithë të burgosurve që janë mbi 700.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri të ditur se vaksinimi për personat e dënuar është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, duke e konsideruar një lajm të mirë për sistemin peniteciar.

Comments