Nishani: Jordania ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën

150

nishani-2

Moebel THEMA

 

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka folur për vizitën e tij në Jordani duke theksuar se Jordania është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën.

“Jordania është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe jo vetëm të këtij rajoni por edhe në aspektin global”.Në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova, i pari i shtetit shqiptar tha se kjo ka ardhur në bazën e ndjenjës për të intensifikuar bashkëpunimin.

“Kjo ka ardhur mbi bazën e një ndjenjë miqësie dhe dëshire për të zhvilluar apo intensifikuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin”.

“Mbreti i Jordanisë ka një rol të vlerësuar për lidershipin e tij për të qenë në ekuilibër të marrëdhënieve me të gjitha palët që kanë konflikte me njëra-tjetrën dhe për t’i shërbyer shmangies të konfkiltualitetit”.

“Ka një përputhje të madhe me natyrën e kombit shqiptar pasi shqiptarët në tërë historinë e tyre sa herë është dashur të kërkohet fryma e pajtimit kanë qenë të parët që i kanë paraprirë ushqimit të frymës se bashkëjetesës dhe afrimit të respektit reciprok”.

Comments