NISMA ka diskutar për administrimin e rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe në veçanti numërimin e votave të cilat kanë ardhur jashtëligjshëm nga Serbia.
NISMA Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar për administrimin e rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe në veçanti numërimin e votave të cilat kanë ardhur jashtëligjshëm nga Serbia.
Nisma Socialdemokrate në bazë të numërimit të votave të rregullta, do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Nisma me shqetësim ka percjellë zhvillimet e djeshme ku në mënyrë të papritur dhe duke mos respektuar procedurat ligjore, votat e parregullta të ardhura nga Serbia janë bartur në QNR dhe janë numëruar.
Nisma Socialdemokrate vlerëson se QNR ka shkelur ligjin kur ua ka hapur dyert votave ilegale nga Serbia duke i pranuar ato pa vlerësimin ligjor nëse janë të rregullta dhe pa vendim të KQZ-së.
Në raportin e 11 tetorit vetë divizioni për shërbimin e votuesve jashtë vendit, në raportin që ia ka paraqitur KQZ-së, ka identifikuar një mal parregullsish për këto vota të ardhura nga Serbia.
Duke filluar nga ajo që ato nuk kanë ardhur përmes postës dhe nuk janë postuar ashtu siç e parasheh ligji për votim me postë, por janë bartur në paketa dhe janë sjellë në postën numër 6 në Prishtinë, e deri tek ardhja e këtyre votave të grumbulluara në paketa, ku siç e thotë raporti, paketa më e vogël i ka 157 zarfa, ndërsa paketa më e madhe i ka 238 zarfa.
Rreth 3000 vota kanë ardhur në 19 paketa që është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Zgjedhjet numër 03/L 073 neni 97 pika 1.
Pastaj me shumë parregullsi siç janë zarfet identike që secila me nga një shenjë.
Përveç këtyre parregullsive ligjore, kur i shtojmë asaj që për këto vota është hapur hetime për shkak të dyshimit për helmim, e që kemi parë pasoja te njerëzit.
Janë dhjetëra zyrtarë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe për këtë çështje është hapur hetim nga Prokuroria dhe pavarësisht krejt kësaj, pa pasur një raport përfundimar nga Prokuroria për hetim, ato vota janë dërguar në numërim.
Kjo tregon që mënyra e procedimit, ngutja për t’i çuar në QNR lë për të dyshuar se dikush është i interesuar permes kontrabandimit të këtyre votave të paligjshme ta prishë procesin zgjedhor duke ndikuar drejtpërdrejt në rrezultatin zgjedhor dhe ta deformojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
NISMA i bën thirrje KQZ-së ta kryejë detyrën e saj kushtetuese si autoriteti kryesor në respektimin e ligjit dhe rregullores së saj në administrimin e drejtë të këtij procesi zgjedhor dhe të mos lejojë që përmes trafikimit të votave të parregullta ta deformojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet e lira.
Nisma po percjell në vazhdimësi çdo hap të këtij procesi dhe do të angazhoeht që vullneti i mbi 40 mijë votuesve tanë të mos deformohet nga askush. /Faktiditor.ch/