

Nisma Socialdemokrate në Viti, ka njoftuar se sot këtij subjekti i janë bashkuar 17 studentë të fushave të ndryshme.
Sot Aderuan 17 studentë të fushave dhe profileve të ndryshme. Bashkë me këta të rinj NISMËS iu bashkua edhe znj. Selvete Halili. Koordinatori i degës, Kastriot Sylejmani, ju urojë mirseardhje duke i ofruar mbështetje pa rezervë të gjithëve pa dallim, thuhet në njoftimin për media.

Sylejmani falenderoi edhe këshilltarin e zv.kryeministeit Limaj z. Faton Thaçi si dhe profesorët Artan Haziri dhe Hazbi Kadriu për kontributin e tyre.