Një dëshmitar në rastin “Lagja e trimave” ka dhënë dëshmi të kundërta para Prokurorisë dhe Gjykatës

205
fresco

147853790722783-5-735x400

Një dëshmitar në rastin Lagja e trimave për konfliktin e armatosur midis policisë dhe grupit të armatosur që ndodhi në muajin maj në Kumanovë, ka dhënë dëshmi të kundërta para prokurorit publik në proceduan para hetimore dhe të premten në diskutimin kryesor para Gjykatës, theksoi prokurorja Vilma Ruskoska e cila është prokurore në këtë rast, transmeton TetovaSot.

Prokurorja kërkoi shqyrtim të kryqëzuar të dëshmitarit për shkak të rrëfimeve kundërthënëse, por avokatët u ankuan, pasi që nuk e kanë marr procesverbalin nga dëshmia e dëshmitarit që e ka dhënë në prokurori. Gjykatësja ka sjell vendim që mbrojtjes t`i sigurohet procesverbali nga dëshmia e dëshmitari dhe pastaj të vazhdohet me marrje në pyetje të dëshmitarit.

Gjykimi për këtë rast tashmë disa muaj ishte i mbyllur për opinionin, pasi që janë marr në pyetje dëshmitarët e mbrojtur.

Comments