Një grup hakerësh rusë ka sulmuar Lituaninë: A do të thotë kjo se Rusia ka sulmuar një vend të NATO-s

Një vend i NATO-s është duke u sulmuar.
Në kushte normale, kuptimi i kësaj fjalie do të ishte në mënyrë të frikshme i qartë, por ky është një sulm me kuptim tjetër: jo një sulm fizik, por sulm kibernetik; dhe për të kuptuar se çfarë nënkupton një sulm kibernetik kurrë nuk është e lehtë, shkruan Sky News.
Anëtarja e NATO-s në pyetje është shteti baltik i Lituanisë, shtet që u shënjestërua të hënën nga hakerët rusë. Sipas hakerëve, sulmi është ende duke vazhduar.
Ueb-faqet e transportit dhe të medias janë goditur, njejtë si ueb-faqet e institucioneve të ndryshme shtetërore siq janë shërbimet tatimore lituaneze, të cilat ndaluan operimet e tyre dje.
Një grup hakerësh rusë të njohur si Killnet pretenduan përgjegjësinë për sulmet, duke theksuar në Telegram se sulmi ishte një përgjegjie ndaj vendimit të Lituanisë për të ndaluar transitin e disa mallrave në territorin rus të Kaliningradit në gjirin e Blatikut.
Politikat në këtë situatë janë ekstremisht të komplikuara. Kaliningradi kontrollohet nga Rusia, por nuk është i lidhur me trupin kryesor të Rusisë- është një pjesë e vogël e Rusisë e rrethuar nga vendet e NATO-s.
Qeveria lituaneze thotë se ajo vetëm është duke përforcuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj mallrave, por Rusia është përgjigjur me ashpërsi, duke thënë se ajo po ndalohet nga qasja në territorin e saj sovran.
Rusia ka premtuar se do të përgjigjet në një mënyrë që “do të kishte impakte serioze negative ndaj popullatës së Lituanisë”. Pastaj, vetëm pak ditë më pas, erdhi ky sulm kibernetik.
A nënkupton kjo se Rusia ka sulmuar një anëtar të NATO-s? Ende jo.
Për fillim, grupi që morri përgjegjësinë e sulmit mohon të ketë ndonjë lidhje me shtetin rus, duke thënë “se nuk është i ndërlidhur me asnjë autoritet të rendit ligjor”.
Qeveria ruse ka përdour për një kohë të gjatë grupe kriminale të rendit të tretë për kryer sulme kibernetike, kështu që nuk do të ishte befasi nëse ajo do të ishte e përfshirë. Aq më pak, së paku në sipërfaqe, duart e saj të jenë të pastra.
Pastaj është natyra e sulmit. Raportimet deri më tani bëjnë të ditur se është një sulm për mohuar shërbimet (DDoS), një sulm që përfshinë hedhjen e shumë të dhënave të një ueb-faqe derisa ajo të detyrohet të bie jashtë linjes.
Sulmi është përshkruajtur si “masiv” , i cili teknikisht është i vërtetë, sepse në mënyrë që të funksionojë një sulm DDoS, sulmi duhet të jetë i madh, por kjo nuk do të thotë që ajo ka pasur një efekt masiv.
Sulmet DDoS janë shumë të pranishme saqë shumë ueb-faqe tashme kanë mbrojtje kundër tyre si standart.
Edhe nëse sulmi kryhet, ai nuk vjedhë të dhëna. Është një instrument për goditje të rënda, pak a shumë. /Periskopi/