Një i vdekur dhe 137 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 150 raste të reja me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Sipas IKSHPK-së, brenda 24 orëve ka ndërruar jetë edhe një person i cili ishte i prekur me koronavirus, duke e çuar në 653 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 49 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 14 mijë 666.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

