Një përplasje me armë zjarri e shënuar mesditën e sotme në Kavajë, ka bërë që një person të mbetet i vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur.
Viktimë e të shtënave të ndodhura në lagjen nr.4 ka mbetur një person rreth 50 vjeç i identifikuar si Ramazan Hasalliu, i cili mendohet të jetë vrarë aksidentalisht, teksa po kalonte në rrugë.
Ndërkohë katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat, duke u dërguar për mjekim në spital.
Nga të dhënat paraprake dyshohet për përplasje mes dy bandave, teksa hetimet janë në vijim.
‘News24’ publikon pamje nga vendi i ngjarjes ku viktima shihet përmbys në tokë, i larë në gjak. /a.y/noa.al