Një orë parking në Prishtinë 5 euro, Milaim Zeka i reagon Shpend Ahmetit

Kreu i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka iu është drejtuar me një pyetje kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka komentuar raportimet në media ku thuhet se një parking në Prishtinë për një orë po ju kushton qytetarëve nga 5 euro.
Zeka ka kërkuar nga Ahmeti që të del në terren e të shikojë a po punojnë me arka fiskale e se a po paguajnë tatim.
“A e din ti more Shpend kryetari se milionat i vidhen Prishtinës përmes kësaj pune, po më duket se nuk e ke ndërmend me konkuru ma, edhe thy: Zot bane llugë”, ka shkruar Zeka./Express/