Një shkupjan është gjetur i vdekur me plagë në kokë

257

Moebel THEMA

 Një burrë 89 vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Vasil Glavinov” në Shkup…
Sipas policisë, dje në orën 11:30 në NJIK-Shkup është denoncuar se në rr. “Vasil Glavinov” në Shkup, A.I. (80) rreth orës 9:20 e ka gjetur bashkëshortin e saj G.I.(89) në dhomën e gjumit pa shenja jete me plagë në pjesën e kokës.
Ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së-Shkup, me ç’rast është gjetur një pistoletë. Sipas urdhërit të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dërguar  në Institutin për mjekësi ligjore për autopsi.
Comments