Një shqiptar shkakton panik në fluturim, tenton ta hapë derën emergjente, arrestohet pas uljes emergjente

55

Një fluturim nga Omaha për në Detroit është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi një pasagjer shqiptar dyshohet se ka tentuar të hapë derën e emergjencës gjatë fluturimit.

Incidenti ndodhi në fluturimin 3612 të Delta Connection, të operuar nga SkyWest Airlines, i cili u devijua drejt Aeroportit Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, sipas raportimit të CNN.

Pasagjeri është identifikuar si Mario Nikprelaj, 23 vjeç, nga Nebraska. Mediat amerikane raportojnë se ai ishte grindur fillimisht me një asistente fluturimi, përpara se të përpiqej të hapte një derë daljeje emergjente.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim SkyWest nga Omaha në Detroit,”, njoftoi Departamenti i Policisë së Cedar Rapids në Facebook.

Pas uljes emergjente, Nikprelaj u ndalua dhe u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn. Ai është akuzuar për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk përjashtohen akuza të tjera shtesë.

Sipas të dhënave të Flight Aware, aeroplani arriti në destinacionin përfundimtar në Detroit me një vonesë prej rreth një orë e gjysmë.

Video:

Comments