Një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë mbi 2 milionë euro në zgjedhjet e 28 dhjetorit

51

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e mbajtur ditën e hënë, u bë e ditur se një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,076,422 euro, pra një (1) euro për votues të regjistruar, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Gjatë mbledhjes, KQZ po ashtu mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në fund të mbledhjes, KQZ miratoi formulën për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Comments