Një valixhe e dyshimtë në oborrin e komunës së Mitrovicës, Policia jep detaje

139
fresco

Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një valixhe në oborrin e saj.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se pas kontrollit të detajuar që i është bërë valixhes nga njësit e specializuara, ka rezultuar se nuk ka asgjë dyshuese.

“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar. “

Tutje ai tha se pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

Comments