Një zviceran gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë
Një shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.
Rast ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë.
Siç njofton PK, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, përcjell lajmi.net.
“Është raportuar se viktima mashkull shtetas zviceran është gjetur i vdekur në një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”. /Lajmi.net/