
Njëri nga të dyshuarit në rastin “Zhvatja” pasi ka marrë të hollat prej një milion euro, për vetëm disa ditë jashtë shtetit ka shpenzuar 180 mijë euro, shkruan Dojçe Vele.
Ata shtojnë se është duke u ngushtuar edhe rrethi i të dyshuarve. Sipas informatave të DW, është e mundur që së shpejti edhe persona tjerë të përfshihen në hetimin që po zhvillohet për rastin “Zhvatja”.
Bëhet fjalë për bashkëpunëtor të njërit nga të dyshuarit, emrat e të cilëve janë bërë të ditur gjatë dëshmive për rastin.
Tani për tani nuk ka përgjigje nëse kjo është e ndërlidhur me deklaratën që një javë më parë e ka dhënë pensionistja Liljana Todorovski, ideja e të cilës për ndërtimin e Kompleksit Evropain për persona të moshuar është dhënë nëpërmjet organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” e Bojan Jovanovskit.
Në bazë të marrëveshjes me organizatën, Todorvoskës në llogarinë bankare janë transferuar 720 mijë euro, para këto që i janë marrë nga bashkëpunëtorë të Jovanovskit.
Pasi rasti “Zhvatja” u bë publike, Todorovska për mediat thoshte se është e plaçkitur. /SHENJA/