Gjykata ushtrake e qarkut të Moskës sot e dënoi me 20 vite burg Zaur Dadaev, vrasësin e politikanit opozitar, Boris Nemcov…
Porota më 29 qershor u deklarua se pesë të akuzuarit janë fajtorë për vrasjen e Nemcov.
Dadaev, ish-pjesëtar i forcave speciale policore çeçene, është fajtor sepse më 27 shkurt të vitit 2015 ka shtënë ndaj Nemcovit në Urën e madhe të Moskoverockit, në afërsi të Kremlinit.
I akuzuari i dytë, Tamerllan Eskerhanov është dënuar me 14 vite burg, dhe është privuar nga të gjitha nderimet dhe dekoratat ushtarake.
Vëllezërit Anzor dhe Shadid Gubashev janë dënuar me 19, përkatësisht 16 vite burg, prëderisa Hamzat Bahaev është dënuar me 11 vite burg.
Prokuroria dje për të gjithë të akuzuarit kërkoi burg të përjetshëm.