Norvegjia ndryshon qeverinë, Laburistët fitojnë zgjedhjet pas 8 vitesh

667

Norvegjia është prodhuesja më e madhe e naftës në Evropën Perëndimore, por kjo industri duket se është bërë shkak që kryeministrja konservatore, Erna Solberg të humbë zgjedhjet parlamentare pas 8 vitesh në pushtet.

Partia Laburiste dhe aleatët e saj fituan një mazhorancë të qartë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, pas një fushate të dominuar nga debatet mbi politikat mjedisore dhe të ardhmen e shfrytëzimit të naftës dhe gazit.Norvegjia e ka bërë të qartë se populli i saj kërkon një shoqëri më të drejtë. Faleminderit kujtdo që kontribuoi për këtë dhe votoi për ndryshimin”, tha Jonas Gahr Støre, lider i laburistëve.

Kryeministrja aktuale Erna Solberg pranoi humbjen pasi partia e saj dhe aleatët humbën një përqindje të madhe votash dhe rrjedhimisht mazhorancën.

Comments