Nuhiu: Nëse dështon përfaqësimi, prishim konkursin

113

Moebel THEMA

nuhiu

Nëse në konkursin për pranin e 600 pjesëtarë të ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk respektohet parimi I përfaqësimit të drejtë dhe adekuat zëvendës Ministri I Punëve të Brendshme Agim Nuhiu kërcënohet duke theksuar se do të kontestojë të njëjtin. “Në qoftë se në këtë konkurs nuk do të arrimë të respektojmë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat . unë si zëvendës ministër për punë të brendshme do ta kontestojëkonkursi në fjalë sepse vlerësojë se dy komponentët kriteret profesionale dhe përfaqësimi adekuat do të duhet të plotësohen në mënyrë komulative”, deklaroi Agim Nuhiu Zv/ ministri i
punëve të brendshme. Nuhiu është optimistë se këtë radhë përfaqësimi i shqiptarëve do të jetë i drejtë në konkursin për pranimin e 600 policëve pasi që sipas tij , në këtë konkurs janë ulur kriteret për pranim. ”Duke marrë për bazë lehtësimet paraprake që janë bërë në këtë konkurse me theks të veçantë vlerësimin e kritereve Þzike , pastaj në vlerësim e kemi hequr esen nga testimi dhe duke marr për bazë se parimi i përfaqësimit do të duhet të jetë masë aÞrmative që duhet të plotësohet gjatë të gjithë procedurave dhe në çdo eliminim të konkurseve do të duhet të kemi edhe kriteret profesionale dhe komponentët e përfaqësimit të drejtë më bën të jem optimistë se kësaj here përfaqësimi i shqiptarëve në MPB do të jetë 25 %”, u shpreh Agim Nuhiu Zv/ ministri i punëve të brendshme. Numri i shqiptarëve që kanë konkurruar në këtë konkurs është i konsiderueshëm, ndërkohë që pranimi i tyre pritet të përmirësoj përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në këtë dikaster.

Comments