“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha nuk përjashton grevën e urisë

267

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka përjashtuar mundësinë që opozita të futet në grevë urie në shtator kur nis sesioni i ri parlamentar.

I pyetur nga gazetarja e Top Channelit, Elda Menga, Berisha tha se greva e urisë nuk përjashtohet dhe se do i bindë shqiptarët që zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.

“Apsolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal, tu rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant. Rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe ajo që paraqet propaganda e qeverisë”, ishte përgjigjja e Berishës.

Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit farsë, Berisha përsëriti edhe njëherë se Partia Demokratike nuk i njeh këto zgjedhje./Indeksonline/

Comments