Nuk ka karantinë për shtetasit që kthehen, vetëm izolim shtëpiak dhe PCR-teste

Në seancën e sotme qeveritare është bërë ndryshim dhe plotësim i vendimit për karantinë të detyrueshme shtetërore për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kthehen nga jashtë vendit me fluturime humanitare ose konvoj.

-Me ndryshimet e fundit, personat që do të hyjnë në vend do të duhet të paraqesin PCR-test për koronavirus (Covid-19) në 72 orë e fundit para se të hynë në vendin tonë, dhe në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të udhëzohen për izolim të detyrueshëm shtëpiak./TV21