“Nuk ka ngarkesë nga ekonomia, mjaft me tallje”, Bajrami: Me 9 shkurt iu përfundon praktika

Teoria e pushtetit për ta fajësuar “rritjen ekonomike” për reduktimet me energji elektrike, e kanë shtyrë deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, për të reaguar edhe njëherë.
Bajrami ka thënë se këto pretendime të pushtetarëve tregojnë se sa poshtë kanë rënë ata në përpjekje për të fshehur dështimet e 4 viteve qeverisje.

Sipas Bajramit, shpenzimi i energjisë nga familjet përbën rreth 60% të totalit, ndërsa shpenzimi nga biznesi është 39.8%, për krahasim shpenzimi nga bizneset është pak më i ulët se në vitin 2020 kur ishte 39.9%. Pra, nuk ka ngarkesa nga ekonomia.
Ajo ka shtuar se qeveria paguhet nga taksat e qytetarëve dhe nuk bën të tallet me ta, teksa krejt në fund ia ka dërguar edhe një mesazh duke ia bërë me dije se “Me 9 shkurt përfundon praktika”.