NUK KA VIKTIMA NGA TËRMETI, KUMTOI SHËRBIMI ITALIAN PËR MBROJTJE CIVILE
Nuk ka të vdekur, vetëm disa njerëz janë lënduar pas tërmetit që në mëngjes e goditi Italinë qendrore, kumtoi Shërbimi lokal për mbrojtje civile.
“Deri për momentin nuk kemi informata për viktima”, deklaroi Fabricio Kurço, kryeshef i Shërbimit italian për mbrojtje civile.
“Disa njerëz janë lënduar, ndërsa një numër i madh i rrugëve janë mbyllur, shtoi ai në konferencën për shtyp.